Kosova, e 34-ta në Lojërat Evropiane
Kosova i ka mbyllur me plot sukses Lojërat Evropiane. Kosova e mbylli këtë kompeticion prestigjioz, i cili u mbajt në Bjellorusi, në pozitën e 34-t pasi fitoi tri medalje, një të artë, një të argjendtë dhe një të bronztë Kosova i mbyllur me plot sukses garat në Lojërat Evropiane, të cilat u mbajtën në Bjellorusi nga 21 deri më 30 qershor.
Vendi ynë e mbylli këtë garë prestigjioze në pozitën e 34-t. Kosova siguroi tri medalje në “Minsk 2019” falë sportit të xhudos. Majlinda Kelmendi e fitoi medaljen e artë në kategorinë 52 kilogramë, Nora Gjakova të argjendtën në 57 kilogramë dhe Loriana Kuka të bronztën në kategorinë deri në 78 kilogramë. Kosova mori pjesë në Lojërat Evropiane me 12 garues. Marrë në përgjithësi, Kosova mund të jetë e kënaqur me performancat e garuesve të saj.
Në Lojërat Evropiane “Baku 2015”, që ishin edhe debutuese, Kosova e kishte fituar vetëm një medalje, falë Nora Gjakovës.