Kosova e Dusseldorfit i rikthehet fitoreve
Klubi shqiptar FC Kosova Dusseldorf ka arritur fitore të madhe si mysafir, duke fituar tre pikë që peshojnë shumë. Kuqezinjtë e mposhtën me rezultat 2:1 VfB Hilden II. Në javën e radhës do të zhvillohet derbi i madh mes Kosovës dhe liderit të tabelës VfL Jüchen-Garzweiler. VfL Juchen-Garzweiler kryeson me 26 pikë, duke lënë pas Kosovën e Dusseldorfit me 23 sosh pas javës së 10-të në Landesliga.
“Klubi ynë ka arritur një fitore të merituar kundër VfB Hilden II me rezultat 1:2, duke vazhduar me sukses rrugën drejt objektivave të sezonit. Ekipi jonë e nisi ndeshjen fuqishëm, me Max Stellmach që shënoi golin e parë në minutën e 9’, ndërsa Fatlum Ahmeti e vulosi fitoren me golin e dytë në minutën e 45 +3, pak para pushimit të pjesës së parë. Falënderojmë të gjithë tifozët tanë të mrekullueshëm që na mbështetën pa ndalur gjatë gjithë ndeshjes. Përkrahja juaj ishte jetike dhe ne jemi krenarë që kemi një grup të tillë besnik tifozësh. Ky sukses i përket edhe juve!”, ka njoftuar FC Kosova.
Kështu duket tabela aktuale në Landesliga Niederrhein Gruppe 1. Klubi shqiptar gjendet në pozitën e tretë me 23 pikë të grumbulluara nga 10 ndeshje të luajtura. Ajo deri tani ka 7 fitore 2 barazime dhe 1 humbje. Lojtarët e Kosova Dyseldorfit kanë arritur të shënojnë 29 gola dhe vetëm 9 të pranuar.