Kosova e dyta në Ballkanikun e të Amputuarve në futboll
18 tetor 2024
| 15:02
Turneu ballkanik i futbollit të amputuarve uli siparin ditën e sotme, pasi u zhvillua ndeshja e fundit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Takimi përfundoi me fitoren e ekipit përfaqësues të Kosovës me rezultatin 2-0.
Në “Shtëpinë e Futbollit” u zhvilluan në total 3 ndeshje dhe pas grumbullimit të pikëve ekipi kampion u shpall Turqia, që triumfoi ndaj Shqipërisë dhe Kosovës.
Turneu “Balkan Region Amputee Tournament” u zhvillua nën kujdesin e FSHF-së në bashkëpunim me UEFA dhe ky aktivitet i strategjisë së përgjegjësisë sociale kishte si qëllim të përçonte mesazhin që futbolli është për të gjithë.Pas përfundimit të ndeshjes u organizua ceremonia e turneut dhe u ndanë kupat. Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Abdyl Kuriu, i dorëzoi kupën ekipit kampion të Turqisë, kupën e vendit të dytë Kosovës dhe kupën fair-play skuadrës së Shqipërisë.
Balkan Region Amputee Tournament:
Shqipëri – Turqi 0-11Turqi – Kosovë 12-0
Shqipëri – Kosovë 0-2