Kosova e dyta në renditjen përfundimtare në Evropianin U23
04 nëntor 2018
| 20:24
Kosova ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në Evropianin U23 që po mbahet në Gyor të Hungarisë.
E kjo shihet edhe në renditjen përfundimtare të shteteve në Kampionatin Evropian U23, në të cilën Kosova mban vendin e dytë menjëherë pas Rusisë.
Këtë renditje Kosovës ia siguruan dy medalje të arta të fituara në këtë Evropian nga Akil Gjakova e Loriana Kuka, dhe një xhudist që mori vendin e shtatë.
Top pesëshen e përbëjnë Gjeorgjia, Britania e Madhe dhe Spanja.