Kosova e fiton miqësoren ndaj San Marinos

01 qershor 2021 | 19:52

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka shënuar fitor në ndeshjen miqësore kundër San Marinos (4-1), e cila të martën u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Futbollistët “dardanë” e kanë dominuar plotësisht ndeshjen kundër Kombëtares së San Marinos, e cika megjithatë ia doli të shënon një gol në portën e kapitenit Samir Ujkani. Rezultati u zhbllokua në minutën e 28-të, kur Zeneli asistoi për Muriqin që nuk e kishte shumë të vështirë të shënon golin e parë. Në fund të pjesës së parë, Muriqi realizoi edhe një gol për rezultatin 2-0.

Në fillim të pjesës së dytë, Lirim Kastrati u ndal në mënyrë të palejueshme brenda zonës së rreptësisë dhe nga penalltia i pagabueshëm ishte Muriqi, që realizoi golin e katërt dhe të fundit për Kosovën. Goli e vetëm për mysafirët e San Marinos e realizoi David Tomassini, gjashtë minuta pa përfunduar ndeshja.

Në këtë ndeshje debutuan në fanellën dardane Blendi Idrizi e Destan Bajselmani, Lorik Emini dhe Mirlind Daku. Ndeshjen e radhës miqësore Kosova e zhvillon pas tre ditësh në Klagenfurt të Austrisë kundër Maltës.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 2.7 milionë euro në vit do të jenë më…