Kosova e fiton ndeshjen e fundit në Evropian

16 korrik 2023 | 17:06

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll e ka mbyllur me fitore Kampionatin Evropian U19 për hendbolliste. Të dielën në ndeshje për vend të shtatë, Kosova e mposhti Letoninë.

Vajzat tona kanë dominuar që nga fillimi dhe kanë fituar me rezultat 36:31. Kombëtarja jonë ka mbajtur epërsi solide gjatë tërë ndeshjes dhe ka festuar në fund. Mirjeta Dinolli u shpall më e mira. Ajo shënoi nëntë gola nga nëntë tentime. Shtatë gola i shënoi Angjelina Krasniqi. Pesë gola i kishte Elsa Kongjeli. Kosova U19 e mbylli Evropianin me dy fitore e katër humbje. Letonia i humbi të gjitha pesë ndeshjet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri, Isa Mustafa, është deklaruar mbi zhvillimet e fundit në…