Kosova, e gatshme të jetë pjesë e platformave evropiane dhe rajonale të energjisë
“Në përpjekje për koordinim ndërinstitucional, për të avancuar pozitën e Kosovës në tregun energjetik dhe stabilitetin e brendshëm në sektorin e energjisë, sot zhvilluam një tjetër takim me akterët e këtij sektori, nga institucionet e vendit, përfaqësuesit e KfW dhe Ambasadës Amerikane”, ka thënë pas këtij takimi kryeministri Ramush Haradinaj.
Ai ka thënë se Kosova është e gatshme të jetë pjesë e platformave evropiane dhe rajonale të energjisë, siç është e gatshme të zbatojë marrëveshjet dhe obligimet në këtë sektor.
“Në këtë frymë, ne kemi përmbushur pjesën tonë edhe karshi përgjegjësisë në raport me partnerët ndërkombëtarë në energji dhe kemi krijuar bazë të mirë legjislative për pranimin e investimeve të reja në energjinë alternative”, ka deklaruar kryeministri Haradinaj.
/Epoka e re/