Kosova e gatshme të përballet me Estoninë

18 qershor 2023 | 21:03

Energji pozitive po vazhdon të mbretërojë në Përfaqësuesen e Kosovës U21. “Dardanët” e rinj, si asnjëherë tjetër po përgatiten që të shënojnë rezultat pozitiv në ndeshjen e parë kualifikuese që e zhvillojnë kundër Estonisë, të martën, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kosova U21 e ka ekipin e kompletuar i cili përbëhet nga futbollistë vendor dhe ata të ardhur nga skuadrat evropiane, të cilët janë komponuar dhe përgatitur mirë për të shënuar fitore në ndeshjen e parë drejt Evropianit 2024. Përgatitjet e deritashme kanë shkuar për së mbari dhe si rrjedhojë, përzgjedhësi Afrim Tovërlani ka bindje të mira për takimin e 20 qershorit.

Ai pas stërvitjes ai ka thënë se problemi i vetëm ka qenë moti jo i mirë por kjo nuk i ka penguar të realizojnë të gjitha përgatitjet e tyre dhe shpreson që të martën përveç punës dhe përkushtimit të kenë edhe fatin në anën e tyre. Nga ana tjetër Besfort Zeneli pohoi se atmosfera është shumë e mirë dhe se do të japin maksimumin kundër Estonisë.

Etnik Brruti kërkoi përkrahjen e “Dardanëve”, teksa theksoi se në “Fadil Vokrri” do të luajnë për fitore. Kosova U21-Estonia U21 zhvillohet të martën nga ora 20:00, derisa hyrja për të gjithë tifozët do të jetë falas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar pasi është nxjerrë…