‘Kosova e ka kaluar fazën e mbajtjes së konferencave ndërkombëtare’

03 korrik 2023 | 13:56

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, është shprehur se Kosova e ka kaluar fazën e mbajtjes së konferencave ndërkombëtare.

Ajo është shprehur se tashmë janë dy marrëveshje, të cilat sipas saj, ka qenë Serbia ajo që e ka mohuar zbatimin e tyre.

“Kosova e ka kaluar fazën e mbajtjes së Konferencave Ndërkombëtare për gjetje të zgjidhjeve të çështjeve të cilat kanë zgjidhje, por nuk ka vullnet nga pala tjetër dhe ajo nuk është Kosova”.

“Do të thotë tashmë vetëm ka dy marrëveshje, është marrëveshja e Brukselit, gjithashtu është marrëveshja e Ohrit për planin e zbatimit, të cilat Kosova në të dy rastet ka shprehur gatishmërinë dhe i ka qëndruar në njëfarë forme besnike zbatimit të marrëveshjes së arritur. Ka qenë pala serbe ajo e cila që pas përfundimit të dy takimeve ka mohuar zbatimin e tyre e gjithashtu edhe në terren drejtpërdrejtë ka bërë shkeljen e tyre”, ka thënë ajo pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, ka kërkuar…