Kosova e madhe, mposhti edhe Burkina Fason
27 mars 2018
| 19:58
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në ndeshje miqësore.
Sonte në Francë ekipi i drejtuar nga Bernard Challandes e mposhti pa ndonjë problem skuadrën përfaqësuese të Burkina Fasos me rezultat 2-0.
Pjesa e parë u mbyll 0-0, kurse në pjesën e dytë Vedat Muriqi (73) dhe Leart Paqarada (90) shënuan golat e fitores për Kosovën.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)