Kosova e Maqedonia do të bëhen me pikë të re kufitare
11 qershor 2018
| 12:35
Zyrtarët shtetërorë të Kosovës dhe ata të Maqedonisë sot do të vendosin gurthemelin e objektit të pikës së përbashkët kufitare në mes dy vendeve përkatësisht në Bellanoc – Stançiç.
Ceremonia e vënies së gurthemelit do të mbahet në orën 14:00 dhe në të do të marrin pjesë zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe shefi i Zyrës së BE-së në Maqedoni, Samuel Zbogar.
/Epoka e re/