Kosova e Maqedonia mund të shkëmbejnë energji elektrike
Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Njazi Thaçi, ka vizituar kombinatin e Osllomesë në Maqedoni ku është pritur nga drejtori i kësaj korporate, Qerim Halili.
“Kjo është vizita e parë e këtij lloji ndërmjet dy koporatave energjetike nga Kosova dhe Maqedonia. Termocentralet e Kosovës kanë përvojë më të madhe dhe ne mu d të përfitojmë”, ka thënë Halili.
Kurse drejtori i KEK-ut, Njazi Thaçi, ka thënë se kjo vizitë do të na ndihmojë për të shikuar mundësitë për bashkëpunim konform ligjeve në fuqi. “Për neve takimi i sotëm ka karakter njohës dhe për të bashkëpunuar në të ardhmen. Kosova është vendi i tretë për rezervat të thëngjillit në Evropë dhe vendi i pestë në botë. Po ashtu edhe një gjë shumë me rëndësi është mundësia e shkëmbimit të energjisë elektrike ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë”, ka deklaruar Thaçi.
Qëllimi i vizitës së delegacionit të KEK-ut ishte vendosja e bashkëpunimit ndërmjet dy korporatave.
Në delegacionin e KEK-ut ishte edhe kryetari Bordit të KEK-ut. Faruk Hajrizi, dhe Izet Ibrahimi përgjegjës i minierave.