Kosova e meriton liberalizimin e vizave
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se votimi i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën është argument i rikonfirmimit të përpushjes së kritereve.
Ajo ka thënë se tani vendimi për liberalizimin e vizave gjendet në duart e vendeve anëtare të Këshillit të Ministrave.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Hoxha ka deklaruar se pret nga Këshilli i Ministrave të deklarohet pro liberalizimit pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.
Ajo ka theksuar se vendimi për heqjen e vizave mund të merret në takimin e radhës, në rast se do të ekzistojë klimë pozitive e vendeve veç e veç për këtë çështje.
Ministrja Hoxha ka thënë se deri atëherë do të punohet me vendet hezituese për t’i bindur me të arriturat e Kosovës.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)