Kosova e motivuar nga fitorja ndaj Bullgarisë synon të përballet me sukses me Francën

31 janar 2025 | 11:30

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall ka zhvilluar dje stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër Francës, e cila zhvillohet sot në orën 20:00 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Kjo është ndeshja e tretë në ‘Main Round’, në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2026, në kuadër të Grupit 10. Në dy ndeshjet e para Kosova ka regjistruar një humbje (kundër Gjeorgjisë) dhe një fitore (kundër Bullgarisë).

Përzgjedhësi i Kosovës, Agon Ramadani beson në përkushtimin, forcën dhe profesionalizmin e djelmoshave dardanë, prandaj pret rezultat pozitiv në ndeshjen kundër Francës, ndonëse kjo e fundit llogaritet favorite, pasi në Botërorin e fundit doli e katërta.

Edhe kapiteni Ramadan Alaj është optimist për ndeshjen e të premtes, derisa pret përkrahjen e tifozëve Dardanët, e të cilët sipas tij kanë një rol të rëndësishëm për Kombëtaren e Kosovës.

Atmosfera e mirë në kampin e Dardanëve të futsallit do të ndikojë pozitivisht për paraqitjen e nesërme, ndërsa për Bajram Ramadanin fitorja e thellë ndaj Bullgarisë ka qenë motiv i madh para përballjes me Francën. Kosova ndeshjen kthyese ndaj Francës e zhvillon më 4 shkurt në Poitiers, ndërsa kundër kombëtareve tjera të grupit, do të luajë në muajin prill.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Naim Murseli, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij…