Kosova e mposhti Andorrën
29 gusht 2019
| 09:32
Ekipi i Kosovës në konkurrencën e meshkujëve në beach volley, Faton Mustafa dhe Armend Berisha, shënuan fitore në ndeshjen e sotme ndaj Andorrës, në Lojërat Mesdhetare në Rërë “Patra 2019”.
Djemtë tanë triumfuan 2:0 në sete (21:15 dhe 27:25), në kuadër të grupit B.
Kosova kualifkohet në 12 ekipet më të mira dhe ndeshjen e radhës pritet ta zhvillojë në orët e pasditës, kurse kundërshtarin do ta mësojë pas hedhjes së shortit.