Kosova e nis me humbje kualifikimet për Botëror
30 janar 2019
| 21:33
Kosova ka pësuar humbje të thellë në ndeshjen e parë paraeliminator kualifikues për Botëror.
Në Minsk të Bjellorusisë përfaqësuesja e Kosovës u mposht me rezultat prej 5 me 0 nga ekipi nikoqir, transmeton Koha.net.
Kujtojmë se Përfaqësuesja e Kosovës në futsall garon në Grupin B të raundit paraeliminator, ku bëjnë pjesë edhe Bjellorusia, Norvegjia e Andorra.
Të enjten Kosova luan ndaj Norvegjisë, kurse të shtunën me Andorrën.
Kosova duhet të zërë vendin e parë apo të dytë për të kaluar në raundin kryesor kualifikues të botërorit që në vitin 2020 mbahet në Lituani.
Në të njëjtin grup Norvegjia ka mposhtur Andorrën me rezultat prej 5:3.