Kosova e pafat, mposhtet në fund nga Sllovenia
15 nëntor 2020
| 22:46
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është treguar e pafat në ndeshje e Ligës së Kombeve, pasi pësoi humbje në fund të ndeshjes nga Sllovenia (2-1).
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 0-0. “Dardanët” e nisën mirë pjesën e dytë dhe arritën që të parat të kalojnë në epërsi, kur Vedat Muriqi shënoi në minutën e 58-të. Vendasit u rikthyen shpejtë në lojë dhe e barazuan rezultatin pas pesë minutave me anë të Jasmin Kurtiq.
Në minutat shtesë, Fidan Aliti luajti me pjesën e krahut në zonën e rreptësisë, por gjyqtari vendosi të akordoi penalti dhe nga pika e bardhe i pagabueshëm ishte Josip Iliqiq për rezultat final 2-1.
Pas kësaj ndeshje, Sllovenia renditet në vendin e parë me 13 pikë, kurse Kosova zë vendin e tretë me 2 pikë.
(Epoka e re)