Kosova e painteresuar t’i hyjë garës për armatosje
Ditë më parë, në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë u betuan 337 rekrutët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si pjesë e operacioneve të transformimit të FSK-së në Ushtri, që pritet të bëhet në 7 deri 10 vjetët e ardhshme.
Autoritetet e Kosovës kanë thënë se Ushtria e ardhshme, nuk do të pajiset me armatim të rëndë, por vetëm me atë mbrojtës.
Zëvendësministri në detyrë në Ministrinë e Mbrojtjes, Burim Ramadani, tha për “Radion e Evropa e Lirë” se transformimi i FSK-së në Ushtri, po vazhdon sipas planit.
Ai tha se veprimet e institucioneve të sigurisë në Kosovë, nuk varen nga veprimet e Serbisë, e cila kohëve të fundit ka shtuar sasinë e armatimit të blerë nga Rusia.
Ramadani tha se Kosova e ka planin e vetë me partnerët strategjikë dhe se po vazhdon transformimi në ngritjen e kapaciteteve operacionale.
“Ndërtimi i institucioneve të sigurisë se Kosovës, nuk është ndërtim reagues, por është ndërtim i konsolidimit të shtetit të Kosovës. Deri më tash, zhvillimi i proceseve, ndërtimi i mandatit ushtarak është në përputhje të potë me planin dhe si i tillë, kjo është një përparësi shumë e madhe për Kosovën”, tha Ramadani.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link:
https://www.evropaelire.org/a/ushtria-gare-per-armatim-/30117784.html