Kosova e para në rajon, nis hulumtimin që përcakton shkaqet e sëmundjeve kronike
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije se sot ka nisur në praktikë zbatimi i hulumtimit STEPS, nëpërmjet së cilit Kosova bëhet shteti i parë në rajon që nis realizimin e këtij hulumtimi që bën vlerësimin e faktorëve të rrezikut për sëmundje kronike.
Ismaili ka theksuar se me këtë hulumtim do të përcaktojnë shpërndarjen e faktorëve të rrezikut për sëmundje kronike në Kosovë, të popullata e moshës 18 deri 69 vjet
“Shtypja e gjakut në nivel e pesha më se optimale . Skender Gojnovci, 68 vjeç, nga Lismiri i Fushë Kosovës, u bë ndër të parët që iu nënshtrua hulumtimit STEPS. Kosova bëhet shteti i parë në rajon që nis realizimin e këtij hulumtimi që bën vlerësimin e faktorëve të rrezikut për sëmundje kronike. Sëmundjet kronike jongjitëse vazhdojnë të jenë përgjegjëse për shumicën e vdekjeve në nivel global. Nga 56 milionë vdekje në mbarë botën që janë shkaktuar në vitin 2012, 38 milionë (68 për qind) prej tyre ishin nga sëmundjet kronike jongjitëse, veçanërisht sëmundjet e zemrës, kanceri dhe sëmundjet kronike frymëmarrjes”
“Përmes këtij hulumtimi ne do të përcaktojmë shpërndarjen e faktorëve të rrezikut për sëmundje kronike në Kosovë, te popullata e moshës 18 deri 69 vjet dhe në bazë të rezultateve do t’i nisim edhe politikat dhe programet tona bazuar në fakte. Gjithçka për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/