Kosova e para në rajon për aksidente në komunikacion
23 prill 2018
| 08:16
Qendra për Zhvillim Multikulturor – Impact sot do të shënojë ditën vëndore të përkujtimit të viktimave në kumunikacionin rrugorë.
Naim Berisha drejtor i Qendrës për Zhvillim Multikulturor “Impact”, ka thënë se Kosova si ka punët mirë sa i përket aksidenteve.
“Kosova është e para në rajon për aksidente në komunikacion. Rreth 18 mijë aksidente ndodhin në vit”, është shprehur ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë” në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas tij, një numër i madh i aksidenteve janë me fatalitet.
“Sot ne do të kemi disa aktivitete që synojmë të vetëdijësojmë shoferët në komunikacion”, ka thënë Berisha.