Kosova e përkushtuar për zbatimin e prioriteteve kryesore të agjendës evropiane të reformave
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka mbajtur tryezën me temën “Të rikujtojmë të dukshmen: Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën”.
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se në raportin e ardhshëm nga Komisioni Evropian për Kosovën, nuk duhet të ketë rekomandime të përsëritura, duke shtuar se për analizat e këtyre rekomandimeve këtë javë do të mblidhet edhe Këshilli Ndërministror për diskutime të brendshme.
Ajo ka thënë se janë duke bërë përpjekje që procesi i integrimit evropian të jetë më gjithëpërfshirës.
“Refleksioni i shoqërisë civile, konfirmon gjithëpërfshirjen, është shtysë në rrugëtimin e përbashkët”, ka thënë Hoxha.
Në këtë tryezë ministrja ka vënë në pah angazhim për zbatimin e prioriteteve kryesore të Agjendës Evropiane të Reformave.
“Do të ndërmarrim veprime konform rekomandimeve, duke adresuar një nga një ato që dalin nga Raporti për vendin. Rruga integruese është rruga jonë e vetme”, ka thënë Hoxha.
/Epoka e re/