Kosova e pret Anglinë në ndeshjen më të madhe në ‘Fadil Vokrri’
17 nëntor 2019
| 12:27
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sot në stadiumin “Fadil Vokrri” përballet me Anglinë, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian.
Ndonëse zhgënjimi i djelmoshave “dardanë” ishte i madh pas humbjes në Plzen kundër Çekisë (2-1), ku u pamundësua kualifikimi direkt në “Euro 2020”, tashmë e gjithë vëmendja është tek dueli me “Tre Luanët” për të përmbyllur në mënyrë sa më të mirë këtë cikël kualifikues.
Në stërvitjen e fundit trajneri Bernard Challandes punoi shumë në aspektin taktik, derisa u dha motiv futbollistëve që të luajnë pa presion dhe të shfaqin lojën e tyre më të mirë, duke pasur parasysh se përballë do të kemi njërën prej Kombëtareve më të forta në botë.
Ndeshja Kosovë-Angli fillon në orën 18:00.