Kosova e pret sot Bullgarinë në kualifikuesen për ‘Euro 2026’ në futsall

17 dhjetor 2024 | 13:27

Sot (e martë), Kombëtarja e Kosovës në futsall është nikoqire e Bullgarisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet në Euro 2026.

Dardanët i kanë nisur garat për herë të parë në ‘Main Round’ dhe synojnë një vend kualifikues për Kampionatin Evropian që do të mbahet në vitin 2026.

Pas ndeshjes së parë të humbur javën e kaluar nga Gjeorgjia, Kosova sot luan ndeshjen e dytë të grupit ndaj Bullgarisë.

Kosova e pret Bullgarinë në palestrën e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, nga ora 20:00.

Kjo ndeshje është e vlefshme për Grupin 10, ku gjendet edhe Franca e Gjeorgjia, teksa një fitore sot do t’i mbanë gjallë shpresat për kualifikim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi ukrainas i Chelseat, Mykhailo Mudryk rrezikon pezullimin nga futbolli…