Kosova e shpallë ‘persona non grata’ Peter Handken
11 dhjetor 2019
| 15:04
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka bërë me dije se e ka shpallur Peter Handke person të padëshiruar në Kosovë.
Pacolli ka thënë se mohimi i krimeve dhe mbështetja e krimineleve është krim i tmerrshëm.
“Sot kam vendosur të shpalli Peter Handke si jo të mirëpritur në Kosovë. Ai është një person non-grata nga sot. Mohimi i krimeve dhe mbështetja e kriminelëve është krim i tmerrshëm”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.
Peter Handke ka fituar çmimin Nobel për Letërsi. Ndarja e këtij çmimi ka ngjallur reagime të shumta, për shkak se Handke ka qenë përkrahës i Slloobodan Millosheviqit. Po ashtu Handke, njihet edhe për mohimin e masakrës së Srebrenicës.
/Epoka e re/