Kosova e Shqipëria rrisin bashkëpunimin në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit
28 shtator 2020
| 11:30
Me propozimin e Ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, Qeveria e Kosovës ka miratuar sot katër propozime për marrëveshje bashkëpunimi në fushën e kulturës e sportit me Republikën e Shqipërisë.
Marrëveshjet e bashkëpunimit me Republikën e Shqipërisë në fushën e kulturës e sportit janë këto:
– Kalendari i përbashkët kulturor Kosovë – Shqipëri
– Marrëveshje e bashkëpunimit për Bashkëprodhim Filmik
– Marrëveshje bashkëpunimi për Veprimtarinë Botuese dhe Librin
– Memorandumi i Bashkëpunimit për themelimin e Ligës së përbashkët të Basketbollit
Ministrja Dumoshi ka thënë se këto vendime do të ndikojnë direkt në rritjen e bashkëpunimit konkret të Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.
(Q.R / Epoka e re)