Kosova e Suedia theksojnë bashkëpunimin për rritjen ekonomike
23 shkurt 2024
| 12:33
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka pritur në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund dhe zëvendësshefin e misionit, Henrik Riby.
Gjatë takimit, ministrja Rizvanolli dhe përfaqësuesit e ambasadës suedeze, kanë diskutuan për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Me theks të veçantë diskutuan për potencialin ekonomik që ofron Kosova në fushën e minierave dhe forcimin e lidhjeve të Kosovës dhe Suedisë në këtë sektor.