Kosova e treta në rajon për korrupsion, Serbia e para

03 janar 2024 | 09:14

Qytetarët e Serbisë dhe të Shqipërisë perceptojnë një nivel më të lartë korrupsioni në vendet e tyre, në krahasim me 4 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, njofton një Anketë e Këshillit të Bashkëpunimit të Rajonal e realizuar verën e këtij viti në kuadër të Barometrit të Sigurisë. Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Maqedonia e Veriut e ndan vendin e katërt me Malin e Zi, konkretisht 49 për qind e të anketuarve në Maqedoni thonë se janë të shqetësuar me korrupsionin sistemik në nivelet e larta të shtetit.

“Një nga faktorët e ndërlikuar që ndikon në nivelet e pakënaqësisë me situatën e përgjithshme në ekonomi të rajonit lidhet me nivelet e larta të korrupsionit të perceptuar. Shumica dërrmuese e të anketuarve (86%) besojnë se korrupsioni është disi ose shumë i përhapur, me Serbinë që renditet e para (90%) e ndjekur nga Shqipëria (87%), Kosova (59%) Bosnjë dhe Hercegovina (56%), Maqedonia e Veriut (49%), si dhe Mali i Zi sikurse Maqedonia me 49%” thuhet në Raportin që shoqëron Anketën e Barometrit.

I rëndësishëm mbetet fakti se, një në dy të anketuar në përgjithësi në rajon e sheh korrupsionin të rrënjosur thellë në ekonomitë (duke raportuar se fenomeni është shumë i përhapur). Analistët e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal raportojnë se përgjigjet ndaj pyetjeve rreth korrupsionit japin një pamje pesimiste së korrupsioni i përhapur. Të anketuarit kanë pranuar se, praktikat korruptive, të vogla dhe të mëdha, janë një pjesë normale e jetës në ekonomitë e rajonit të BB dhe se reagimi ndaj korrupsionit është joefikas dhe i pamjaftueshëm.

Besimi te korrupsioni është aq i fortë, pasi nxit perceptimet se shpesh është mënyra e vetme për të marrë shërbime publike. Aftësia e sistemeve demokratike për t’i bërë ballë destabilitetit varet në një masë të madhe nga mungesa e korrupsionit dhe nepotizmi në sektorin publik. Kapja e shtetit është një pengesë absolute për zhvillimin demokratik, thuhet në analizën e rezultateve të anketës.

Korrupsioni në Ballkan përkufizohet si korrupsion sistematik politik, në të cilin politikanët shfrytëzojnë kontrollin e tyre mbi një ekonomi dhe zhvillojnë proceset e vendimmarrjes në avantazhin e tyre. Rrjedhimisht, edhe pse integrimi evropian i Rajonit të Ballkanit Perëndimor ka vazhduar për më shumë se dy dekada, korrupsioni ende përshkon të gjitha sferat e shoqëritë e rajonit. Në Strategjinë e tij të Zgjerimit, Komisioni Evropian pranoi mungesën e progresit midis ekonomive aktuale kandidate për në BE duke nënvizuar problemin ekzistues të kapjes së shtetit në të gjitha nivelet të qeverisë dhe të administratës.

Në mënyrë shqetësuese, përparimi kundër korrupsionit i arritur në Ballkanin Perëndimor me mes viteve 2000-2010 tani është shuar dhe entuziazmi në shoqëri ka rënë. Raportet e progresit të Komisionit Evropian për vitin 2022 për ekonomitë e Ballkanit Perëndimor vunë në dukje disa mangësi të reja kur është fjala për luftën kundër korrupsionit. Sipas raporteve, të gjitha ekonomitë në rajon vuajnë nga korrupsioni i nivelit të lartë, ku problemi kryesor është numri i ulët i dënimeve./Koha.mk

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
TOMAS TRANSTRÖMER Kur i mendoj këto fjalë parasysh më shfaqet…