Kosova e zë vendin e tretë në Kampionatin Ballkanik të Karatesë
17 tetor 2021
| 17:06
Përfaqësuesja e Kosovës në karate e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik të karatesë të dielën në Poreç të Kroacisë.
Kosova e ka zënë vendin e tretë në Kampionatin Ballkanik të Karatesë në Kroaci. Karateistët kosovarë e mposhtën Malin e Zi, por humbën nga Turqia, para se ta mundnin Bullgarinë në luftën për medalje e bronztë. Kosova fitoi edhe tri medalje tjera në individuale.
Elhami Shabani fitoi të argjendtën, ndërsa Herolind Nishevci e Fortesa Orana të bronztën.