Kosova ende nuk i ka bërë kërkesë zyrtare Maqedonisë për kërkimin e dy policëve
01 maj 2018
| 13:09
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ende nuk i ka bërë kërkesë zyrtare Maqedonisë për kërkimin e dy policëve të cilët janë zhdukur tri ditë më parë pas një aksidenti në rrugën Hani i Elezit – Kaçanik.
“Unë ende nuk i kam bërë kërkesë zyrtare Maqedonisë për kërkime atje, por më shumë kam bërë kërkesë miqësore që të interesohen. Kur të mbyllen kërkimet në Kosovë do ta bëjë një kërkesë zyrtare edhe nga ana e Maqedonisë”, ka thënë Haradinaj pas takimit me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari.
/Epoka e re/