Kosova është e bekuar me miqësinë me ShBA-të

04 shtator 2020 | 18:17

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes së negociuar nën drejtimin e Shtëpisë së Bardhë në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Kosova është e bekuar me miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kjo u dëshmua edhe një herë sot, me nënshkrimin e marrëveshjes së negociuar nën drejtimin e Shtëpisë së Bardhë. Si kryetar i LDK-se, dëshiroj te falënderoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sidomos presidentin Tramp për angazhimin e tij në arritjen e marrëveshjes. Po ashtu, përgëzoj kryeministrin Hoti dhe Qeverinë e Kosovës për këtë arritje të madhe në interes të Republikës së Kosovës. Kryeministri dhe Qeveria, me maturi e përkushtim , në pak javë, arritën ta ribëjnë Kosovën partner të besueshëm të aleatëve tanë strategjikë, SHBA dhe BE, prandaj ky kryeministër dhe Qeveria e tij meritojnë mbështetje në rrugëtimin që kanë nisur. Faleminderit, President Tramp!”, ka shkruar Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erich Fried Status quo   Kush do Që bota Të…