Kosova është favorite për kualifikim në Kampionatin Evropian

13 gusht 2020 | 12:36

Ish-trajneri i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki, i sheh ‘Dardanët’ favoritë për një kualifikim në Kampionatin Evropian.

Kosova gjenden në gjysmëfinale të “play-off” të Ligës së Kombeve, dhe është vetëm dy ndeshje larg qëllimit të madh. Në rast fitoreje ndaj Maqedonisë në gjysmëfinale, dhe në finale ndaj Gjeorgjisë apo Bjellorusisë, Kosova do të siguronte për herë të parë pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian. E në rrugën drejt kualifikimit, Bunjaki e sheh Kosovën favorite, që para saj ka një mundësi jetike.

“Kosova është favorite, është mundësi jetike që Kosova të arrij qëllimin që e ka pasur, të jetë pjesë e Kampionatit Evropian 2020”, ka deklaruar Bunjaki për ‘Ora Shtatë në Klan Kosova’. Një kualifikim i Kosovës në Euro 2020, do të ishte në vije me synimet e Bunjakit, që deklaronte se Kosova po përgatitet për kualifikim në Kampionatin Evropian. Kujtojmë se Bunjaki ishte personi që vuri themelet e Kombëtares së Kosovës, duke ofruar lojtarët më cilësorë të saj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Ilir Meta ka njoftuar sot miratimin e një vendimit…