Kosova është gati për protestat më masive që ka parë ndonjëherë
Analisti Rron Gjinovci ka analizuar tubimin në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në atë që është quajtur “prova e dytë për protestë” e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Gjinovci, i cili në provën e parë ka marrë pjesë në shënimin e pikave të kuqe në shesh, në mënyrë që të mbahet distanca fizike midis protestuesve, ka thënë se sot nuk ka marrë pjesë në protestë, mirëpo ai ka parashikuar një të ardhme.
“Siç duket Kosova është gati për protestat më masive që ka parë ndonjëherë. Urime”, ka shkruar ai në “Facebook”.
“Si pronar i kompanisë ‘Protesta GmbH’ me seli në Gjermani (e cila merret me ofrimin e shërbimeve të konsulencës për protesta), ndonëse nuk isha prezent, pasi i shqyrtova fotot dhe videot që qarkulluan në media, konstatoj se prova e sotme e LVV kaloi me sukses në kushtet e pandemisë. Siç duket Kosova është gati për protestat më masive që ka parë ndonjëherë. Urime!”, ka shkruar Gjinovci.