Kosova është në krizë politike

28 dhjetor 2019 | 08:33

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka thënë se vendi ka hyrë në krizë politike.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se kjo po ndodh për shkak se partnerët e koalicionit LV dhe LDK nuk kanë mirëbesim mes vete për ta formuar qeverinë e ardhshme.

Hoxhaj ka thënë se u takon LV-së dhe LDK-së t’i formojnë institucionet pasi ato janë deklaruar publikisht para qytetarëve për një gjë të tillë.

Ai ka thënë se në 20 vjetët e fundit Kosova është dëmtuar me qeveri me mandat afatshkurtër. Hoxhaj ka thënë se vendi nuk duhet të shkojë sërish në zgjedhje të reja.

“Nuk mendoj se më 6 tetor qytetarët kanë dalë në zgjedhje për të mbajtur sërish zgjedhje të parakohshme. Qytetarët presin që të ketë institucione të reja dhe të mos blihet kohë”, është shprehur Hoxhaj.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjenti i Granit Xhakës, Jose Noguera, ka konfirmuar se 27-vjeçari…