“Kosova është në të drejtën e saj për çështjen e regjistrimit të targave”

25 tetor 2022 | 23:05

Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi ka thënë që Kosova është në të drejtën e saj për mos shtyrjen e afatit për riregjistrmin e targave.

“Edhe kryeministri Kurti, edhe qeveria kanë përgjegjësi për këtë punë. Mendoj që siç është cekur edhe nga Bashkimi Evropian, edhe nga SHBA-të, Kosova është në të drejtën e saj. Këto targa janë ilegale dhe kanë skaduar afatet edhe në procesin negociator kur duhej ndërruar. Ka disa vjet që ka skaduar. Kërkesa natyrisht nuk ka të bëjë as me të drejtën e Kosovës dhe as me inicimin e një procesi të ri negociator. Pra, bëhet fjalë ekskluzivisht për gjetjen e një forme që do të zgjasë aplikimin e vendimeve të qeverisë së Kosovës, me afatet të cilat ajo i ka vendosur”, tha Surroi.

Tutje Surroi në Rubikon në Klan Kosova, ka thënë që brenda këtij formulimi mund të gjendet zgjidhja inventive.

“Sa kam dëgjuar, Kurti ka paralajmëruar që është në kontakt me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian, kështu që besoj që do të mund të dëgjojmë edhe për ndonjë ide tjetër. Ajo që mendoj që është qëndrim i Kosovës i cili nuk do të ndryshojë është që targat janë ilegale”.

“Mes deklarimit që targat janë ilegale dhe mënyrës së shndërrimit në legalitet, ekziston një hapësirë interpretimi ku Kosova ka mundësi që të thotë që targat janë ilegale dhe vendimi hyn në fuqi”, tha tutje ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportet për makinacionet e prapaskenave në Kremlin – duke përfshirë…