Kosova është shqiptare!

12 nëntor 2023 | 15:37

Sali Bislimi

Sonte kombëtares së Izraelit duhet t’i rezervohet një mikpritje e ngrohtë vëllazërore. Në historinë e dhimbshme të saj ata gjeten strehimin në gjirin e popullit tonë, ajo histori u shpërblye nga pasardhësit e tyre nën udhëheqjen ushtarako politike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që dha lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.
Mirënjohje të thellë për këtë shtet mik, vëlla, të ngjashëm nga historia dhe dy vendet tona të mbrojtura nga Amerika për të ekzistuar.
Dy vendet tona janë të vetmet në tokë që u kërcënuan për shfarosjen nga faqja e dheut.
Bota ka konflikte të ndryshme nuk jemi ambasadorë të askujt dhe vlen të citohet thënia jonë « kur nuk je për vete nuk je për askënd »
Andaj sonte ju bëjë thirrje popullit të Kosovës, autoriteteve të sigurisë se me mirënjohje mikpritje dhe BESË t’i bëjmë nder kombëtares Izraelite në këto kohë të ndjeshme që po kalon me solidaritetin vëllazëror, se ne futboll nuk ka politikë.
Miku i mirë vlerësohet në kohë të vështirë.
Mirë se vini! Të fitojnë me të mirët!!!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kështu shkruan Agron Demi për “Kujtimet” e Eqrem bej Vlorës…