Kosova feston Pashkët
01 prill 2018
| 14:53
Besimtarët e krishterë në Kosovë janë duke festuar Pashkët. Shumë besimtarë janë mbledhur të dielën në katedralen “Nënë Tereza” për të qenë pjesë e meshës për festën e Pashkëve.
Don Fatmir Koliqi, i cili ka udhëhequr meshën e ditës së Pashkëve ua ka përcjellë besimtarëve urim për paqe dhe shpresë.
Urime për festën e Pashkëve kanë dërguar edhe liderët e institucioneve të Kosovës.