Kosova fiton betejën ligjore në Arbitrazh kundër kompanisë ‘Axos’

03 maj 2018 | 22:36

Republika e Kosovës ka fituar betejën në arbitrazh ndaj kompanisë  “Axos” për anulimin e privatizimit të 75 për qind të aksioneve të PTK-së.

Lajmin e ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj.

Përkundër se “Axos”-i ka kërkuar qindra miliona nga Qeveria e Kosovës për anulimin e procesit të privatizimit të 75% të aksioneve të Telekomit të Kosovës, “Axos”-i obligohet t’i paguajë Kosovës afër 2 milionë euro dëmshpërblim.

Postimi i plotë i Beqajt:

Një lajm i jashtëzakonshëm për Vendin tonë.

Republika e Kosovës sot edhe zyrtarisht ka fituar betejën në arbitrazhin ndërkombëtar kundër kompanisë AXOS nga Gjermania.

Përkundër se AXOS kërkoi qindra miliona nga Qeveria e Kosovës për anulimin e procesit të privatizimit të 75% të aksioneve të Telekomit të Kosovës, sot AXOS obligohet ti paguaj Kosovës afër 2 milion euro dëmshpërblim.

Ky vendim tregon për punën profesionale dhe plotësisht të përgjegjëshme të Qeverisë së Kosovës. Si një nga përgjegjësit për një periudhë kohore për këtë proces, nuk kam pasur për asnjë moment dyshime se epilogu do jetë ndryshe.

Ka pasur shumë paragjykime dhe etiketime të pabaza dhe të pa argumentuara brenda dhe jashtë vendit, por gjithmonë faktet, puna e bazuar në ligje, sinqeriteti dhe dokumentat janë kokëforta.

Drejtësia vonon, por fiton.

Uroj qytetarët dhe të gjithë stafin e angazhuar në këtë proces për një fitore të madhe!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Librat shqip do të mbërrijnë deri në Australinë e largët,…