Kosova fiton dy medalje në Kupën e Botës në boks
20 mars 2023
| 14:24
Kosova ka fituar dy medalje të bronzta nga Kupa Botërore në Boks për të rinj U18 “Adriatic Pearl”, që u mbajt në Budva nga 13 deri më 20 mars.
Liberta Haxholli (75kg) dhe Donat Syla (92 kg) fituan medaljet e bronzta. Ata u renditen në vendin e tretë derisa pjesëmarrës ishin 23 shtete. Drejtësinë në këtë Kupë Botërore ndau gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.
Selektori Faton Xhakli dhe trajneri Nazim Halili u shprehen se nuk janë shumë të kënaqur me boksin që treguan boksierët dhe boksieret e Kosovës, kurse kanë kërkuar të punohet maksimalisht për këtë Kampionatin Evropian U18, i cili mbahet në Jerevan (Armeni).