Kosova fiton dy medalje në Lojërat Olimpike Speciale Botërore
18 mars 2019
| 15:44
Një e artë dhe një e bronztë është bilanci i medaljeve të fituara të Kosovës në Lojërat Olimpike Speciale Botërore, që po mbahen në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, prej 14 deri më 21 mars.
Medaljen e artë e ka fituar Sheqi Vllasaliu në atletikë, disiplina 200 metra, ndërsa në të njëjtën garë, të bronztën e fitoi Ibish Zogaj.
Kosova po përfaqësohet në këtë Olimpiadë me katër garues, të gjithë nga sporti i atletikës. Atletët tjerë janë Anila Kastrati dhe Qëndresa Dili. Olimpiada Speciale e Kosovës vepron si Organizatë Jo Qeveritare në vendin tonë, që nga viti 2007.