Kosova fiton dy ndeshje dhe humb dy të tjera
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll e ka nisur mirë kampanjën parakualifikuese për Kupën e Botës 2023.
Kosova e prirë nga Dardan Berisha e Drilon Hajrizi, Kosova e ka mposhtur Islandën 80:78, në ndeshjen e parë parakualifikuese për Kupën e Botës 2023. “Dardanët” kanë vazhduar me fitore, duke mposhtur edhe Luksemburgun në udhëtim, 84:80.
Më të dalluarit ishin Drilon Hajrizi me 25 pikë dhe Erjon Kastrati me 19 sosh. Kosova ka pësuar dy humbje në muajin nëntor. Fillimisht Kosova pësoi humbje nga Sllovakia me rezultat 91:67 (21:9, 21:20, 20:13, 29:25), kurse më pas u mposhtë edhe nga Islanda me rezultat 86:62 (21:17, 24:12, 22:14, 19:19).
Kosova ndeshjet e fundit në grup do t’i ketë në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, ku do të përballet me Sllovakinë dhe Luksemburgun.
(Epoka e re)