Kosova fiton kundër Anglisë në “Roma Caput Mundi”
19 shkurt 2019
| 20:17
Kombëtarja U19 ka shënuar fitore në ndeshjen e dytë në kuadër të turneut “Roma Caput Mundi”.
Pas barazimit me Lazion në kohën e rregullt dhe më pas humbjes në serinë e penalltive, djelmoshat e drejtuar nga Ramiz Krasniqi kanë pasur një paraqitje shumë të mirë në përballje me Anglinë, duke fituar me rezultat 3:1.
Golat për Kosovën i shënuan Muhamet Hyseni, Albin Prapashtica dhe Adonis Aliu. Ndeshjen e fundit në kuadër të këtij turneu Kosova e zhvillon të enjten kundër Moldavisë.