Kosova fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të karatesë

29 tetor 2023 | 12:14

Përfaqësuesja e Kosovën në karate në konkurrencën e femrave ka arritur një sukses të madh.

Karateistet e Kosovës kanë zënë vendin e tretë në kampionatin Botëror, duke fituar medaljen e bronztë. Në botërorin e zhvilluar në Budapest të Hungarisë, Kosova fitoi 2:0 ndaj Kazakistanit në repesazh. Kosova në grupe mposhti Anglinë, por humbën nga Japonia. Për këtë arsye Japonia e fitoi grupin, duke e dërguar Kosovën në repesazh, ku mposhtën Zvicrën dhe Francën.

Është ky prej sukseseve më të mëdha të karatesë kosovare deri më tani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot…