Kosova fiton ndaj Azerbajxhanit

20 shkurt 2025 | 21:37

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka regjistruar një fitore të rëndësishme ndaj Azerbajxhanit me rezultat të ngushtë 81:79.

Në një përballje dramatike, Dardanët luftuan deri në sekondat e fundit për të siguruar këtë fitore jetike, e cila i mban ende në garë për avancim.

Megjithatë, për të kaluar më tej nga vendi i dytë, do të jetë e nevojshme të priten edhe rezultatet e dy grupeve të tjera.

Kjo ishte ndeshja e parafundit e parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027, duke e bërë fitoren edhe më domethënëse për ambiciet e Kosovës.

Basketbollistët tanë tashmë përqendrohen te sfida e radhës, e cila do të jetë vendimtare për fatin e tyre në këtë fazë të garës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rahoveci ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në…