![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/03/ski-2.jpg)
Kosova fiton një medalje të artë dhe një të argjendtë në Bullgari
25 mars 2022
| 15:39
Ekipi i të rinjve të skitarisë që e përfaqësojnë Kosovën ka fituar edhe dy medalje në garën e FIS-it, “PEBA Cup”, grup-mosha U-16, disiplina e sllallomit.
Lirika Deva u stolis me medaljen e artë, ndërsa Elena Hoxha me medaljen e argjendtë.
Në konkurrencën e meshkujve, Klos Vokshi doli i gjashti. Një ditë më herët, Lirika fitoi medaljen e argjendtë në sllallom të madh.