Kosova fiton tri medalje ndërkombëtare në gjimnastikë
Gjimnastika e Kosovës shkruan historinë.
Në garat ndërkombëtare ‘HORIZON CUP 2022’ që po mbahen në Selanik të Greqisë, garueset e klubit të gjimnastikës “Vushtrria” duke përfaqësuar Federatën e Gjimnastikës së Kosovës kanë arritur të marrin medaljet e para ndërkombëtare për Kosovën në gjimnastikë.
“Horizon Cup”, është një garë shumë prestigjioze me numër te madh garuesesh të nivelit shumë të lartë nga shtete të shumta të Europës.
Klubi i Gjimnastikës “VUSHTRRIA” me gjimnastet Rea Berisha dhe Sara Pllana dhe me trajnerët Arlind Shaqiri dhe Doruntinë Ibrahimi, arritën që në ditën e parë të garës (e shtunë) të marrin vendin dytë dhe të tretë në diciplinën kapercime dhe vendin dytë në diciplinën paralele të shkallëzuar.
Poashtu garueset Berisha e Pllana, janë të parët në All-around.
Gara vazhdon edhe sot e dielë ku pritet që vashat e Kosovës të stolisen edhe me medalje në të githa diciplinat.