Kosova, fituese e turneut ‘UEFA Development U16’ në Tiranë
Përfaqësuesja e Kosovës U16 ka triumfuar me rezultat bindës kundër Kombëtares së Belizes, me rezultat 3-0, në ndeshjen e tretë në kuadër të turneut “UEFA Development U16” që u mbajt në Tiranë.
Me këtë fitore, “Dardanët U16 janë shpallur fitues të këtij turneu, me tri fitore. Në dy ballafaqimet paraprake ata kanë mposhtur San Marinon dhe Shqipërinë, pas penalltive, ngase ndeshjet në kohën e rregullt kishin përfunduar baras. Serinë e golave e hapi Eduart Sekiraqa, në minutën e 3-të.
Epërsinë në 2-0 e shtoi Leka Podvorica, në minutën e 45-të, derisa rezultatin përfundimtar e vulosi Omer Shala, në minutën e 55-të. Ky ishte aktiviteti i parë i Përfaqësueses U16, e cila u krijua vetëm muajin e kaluar nën udhëheqjen e stafit të trajnerëve në përbërje: Mehmet Kurda, Ibrahim Domi, Fadil Ademi dhe Burim Sadiku.