Kosova furnizohet me 38 mijë e 400 doza të vaksinës ‘AstraZeneca’

04 gusht 2021 | 17:36

Programi i UNICEF-it në Kosovë ka bërë me dije se vendi ka pranuar të mërkurën 38 mijë e 400 doza të vaksinave nga “AstraZeneca” të prokuruara nga UNICEF-i.

Sipas këtij programi, në javë të e ardhshme do të vinë edhe mbi 500 mijë vaksina “Pfizer” në vend.

“Sot, Kosova pranoi 38 400 doza të tjera të vaksinës ‘AstraZeneca’/Oxford Covid-19, të prokuruara nga UNICEF-i përmes COVAX-it. Kjo është dërgesa e katërt e vaksinave COVID-19 në Kosovë përmes COVAX. Deri më tani, Zyra e UNICEF-it në Kosovë e ka mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë me donacionin e 211 420 dozave të vaksinës Covid-19 përmes COVAX. Një dërgesë tjetër prej 521 820 dozave të vaksinës ‘Pfizer-BioNTech Covid-19’ do të arrijë në javët e ardhshme. Me vaksinat e dorëzuara deri më sot dhe arritjen e vaksinave tjera në javët e ardhshme, UNICEF-i përmes COVAX do të mbulojë 20 për qind të popullsisë së Kosovës. #Vaksinohu”, ka njoftuar UNICEF-i.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë rajone të ndryshme…