Kosova, gati për ndeshjen ndaj Malit të Zi
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka përfunduar stërvitjet në Prishtinë për ndeshjen ndaj Malit të Zi, që zhvillohet të mërkurën në Podgoricë (20:30).
Të hënën “dardanët” ka mbajtur dy stërvitje me intensitet të lartë, ndërsa lojtarët janë parë shumë të motivuar për të dhënë më të mirën në Podgoricë.
Ndeshja me Malin e Zi vlerësohet e vështirë, por të gjithë premtojnë më të mirën. Kosova sot (e martë) udhëton për në Podgoricë, ku do të ketë edhe një stërvitje tjetër.
Shpirti luftarak është parë edhe në stërvitjet e së hënës, ndërsa ai do të dal në pah sidomos në ndeshje. Grupi është i bashkuar dhe kjo ka qenë në ndeshjet e fundit forca kryesore e Kosovës.
“Nëse luajmë të bashkuar ashtu si në Itali, nëse të gjithë japim më të mirën, atëherë besoj se kemi gjasa të mira për paraqitje dinjitoze, një që i bën nder vendit”, ka thënë kapiteni Valon Dedaj.