
Kosova – Gjibraltari, përfundon pjesa e parë
10 tetor 2019
| 18:48
Përfundoi pjesa e parë e ndeshjes miqësore në mes Kosovës dhe Gjibraltarit, e cila po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Futbollistët e Kosovës e dominuan ketë pjesë lojë, por assesi nuk arritën të shënojnë golin e epërsisë dhe kjo pjesë përfundoi 0-0. Rastet më të mira i shpërdoruan Muslija, Berisha dhe Nuhiu. Për mysafirët ishin dy gjysmeraste, por Hernandez gjuajti tepër plogësht në drejtim të portës së Samir Ujkanit.
/Epoka e re/