Kosova grumbullohet për ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve
22 shtator 2023
| 11:25
Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave u grumbullua të enjten në Plovdiv të Bullgarisë, njofton FFK.
Kosova, më 26 shtator, do ta zhvillojë ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve, garë kjo e cila për herë të parë zhvillohet sivjet në konkurrencën e femrave.
Përzgjedhësja Anneli Andersen ka ftuar 23 futbolliste për këtë ndeshje, derisa Kosova bën pjesë në Ligën C në Grupin 5, bashkë me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Dardanet sot do t’i fillojnë përgatitjet për këtë ndeshjen e parë, që vlerësohet tejet e rëndësishme për rrjedhën e mëtutjeshme të kësaj gare.
Ndeshja Bullgari – Kosovë zhvillohet të martën e ardhshme, në orën 17:00, në stadiumin “Lokomotiv” në Plovdiv.